Për porosi me vlerë mbi 25.00 euro transporti falas
EBC cosmetics është kompani e themeluar në vitin 1993, me seli ne adresen Eqrem Qabej, afer salles 1 Tetori.
EBC Cosmetics është lidere në industrinë e parfimerise dhe kozmetikës, dhe vepron sipas ligjeve të Kosovës.

MBROJTJA E TË DHËNAVE

Ebc Cosmetics gëzon të gjitha të drejtat e autorit në baze të ligjeve në fuqi.

LIGJI Nr. 03/L-172

Ky Ligj përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe themelon institucionin që është përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave.

Neni 3

Të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar dhe/ose përpunuar më tutje.
Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme dhe të ligjshme pa e cenuar dinjitetin e askujt.
Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej.
Nga momenti që ju krijoni një porosi të re, ju pranoni dhe autorizoni perdorimin dhe përpunimin e të dhënave personale nga Ebc Cosmetics.

Neni 5

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale
1. Të dhënat personale mund të përpunohen vetëm nëse:
1.1. subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij ose saj;
1.2. përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave është palë kontraktuese ose për të ndërmarrë veprimet lidhur me kërkesën e subjektit të të dhënave para lidhjes së kontratës;
1.3. përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e obligimit ligjor të cilit i nënshtrohet kontrolluesi;

PRANIMI I MALLIT:

Të gjitha porositë do të dërgohen përmes sherbimit postar të përzgjedhur nga EBC COMPNAY. Porosite dorezohen nga e Hëne deri të Shtunen.
Kostoja e degesës (nese aplikohet) shfaqet së bashku me koston e produktit, para konfirmimit të urdhërit të blerjes.

KONTAKTI

Për çdo informacion, ndihmë apo ankesë, Ju mund të drejtoheni në e-mail tek:ose kontaktoni Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorëve në numrin e telefonit +38349747100.
Forum